Telegrafi

Mario Lemina nënshkruan për Southamptonin

Southamptoni e ka transferuar mesfushorin Mario Lemina nga Juventusi.

Klubi anglez e ka thyer rekordin e vet të transferimeve duke e blerë 23-vjeçarin për 20 milionë euro.

Lojtari nga Gaboni ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e tij të ri.

Kujtojmë që Lemina u transferua te Juventusi për tetë milionë euro nga Marseille në vitin e kaluar, ndërsa nuk ishte pjesë e formacioni startues të Massimiliano Allegrit.

Southamptoni do t’i paguajë 17 milionë euro fillimisht, ndërsa pjesa tjetër do të bazohet nga paraqitjet e lojtarit. /Telegrafi/