Mario Dedivanovic është një prej artistëve më të njohur të makijazhit në botë.
Shqiptari me origjinë nga Mali i Zi njihet në veçanti për kujdesin që i kushton dukjes së Kim Kardashianit.
Ndërsa suksesi është i ndërsjellë, duke qenë se edhe ylli televiziv amerikan i ka ndihmuar që ai të bëhet akoma më i famshëm.
Shpeshherë, Mario dhe Kim janë pjesë të evenimenteve të ndryshme, ku grimeri shpalos teknikat dhe aftësitë e tij në zbukurimin e femrave.
Dhe ai asnjëherë nuk harron që t’i japë komplimente 37-vjeçares, e cila i ka mundësuar që ta dërgojë në një nivel tjetër profesionin e tij.
“Femra më e bukur në botë, muza ime Kim Kardashian”, ka shkruar Dedivanovic në një postim në Instagram.
Publikimin ai e ka shoqëruar me disa fotografi të përbashkëta me yllin e serialit televiziv, “Keeping Up with the Kardashians”. /Telegrafi/