Telegrafi

Mario Draghi jep betimin si Kryeministri i ri i Italisë

Mario Draghi është betuar si Kryeministri i ri i Italisë gjatë një ceremonie në Pallatin Quirinal në Romë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, mbërriti tre minuta më herët në ngjarje, i mbajtur nën masa të rrepta për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Administrata e tij e re, e përbërë nga një përzierje teknokratësh dhe politikanësh, tani do ta marrë detyrën javën e ardhshme pas një votimi nga të dy dhomat e parlamentit italian.

Lexo po ashtu Draghi pranon zyrtarisht postin e kryeministrit

Kjo pritet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve kanë treguar tashmë se do ta mbështesin Draghi.

Bëhet e ditur se 73-vjeçari e ka si plan të parë në agjendën e tij, ‘nxjerrjen’ e Italisë nga pandemia e coronavirusit, që ka lënë të vdekur në vend rreth 93 mijë persona. /Telegrafi/