Telegrafi

Mario Dedivanoviç dhuron 3000 dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Mario Dedivanoviç dhe Kim Kardashian (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Dy tërmetet e fuqishme që kanë prekur Shqipërinë të martën kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

Raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 21, gjersa i atyre të lënduarve deri në 600.

Gjithë shqiptarët janë solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë duke dhuruar donacione online, përmes fondit publik që është bërë i hapur për t’u dalë të gjithë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete.

Mario Dedivanoviç në “American Influencer Awards” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka treguar anën e tij humanitare për këtë ngjarje.

Lexo po ashtu Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet

Nga faqja GoFoundMe, ku shihen listat me personat që kanë dhuruar donacione, aty figuron edhe emri i grimerit të njohur shqiptar, njëherësh mikut më të besuar të Kim Kardashianit, i cili ka dhuruar një shumë në vlerë prej tre mijë dollarësh.

Mario Dedivanoviç dhuroi tre mijë dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë, nuk publikojmë emrat e tjerë të dhuruesve)

Ai edhe gjatë ditës ka publikuar vazhdimisht thirrje në Instagramin e tij, ku ndiqet nga mbi 7.1 milionë përdorues, që t’i bashkohen donacionit online për të ndihmuar Shqipërinë. /Telegrafi/

Mario Dedivanoviç (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)