Dy tërmetet e fuqishme që kanë prekur Shqipërinë të martën kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.
Raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 21, gjersa i atyre të lënduarve deri në 600.
Gjithë shqiptarët janë solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë duke dhuruar donacione online, përmes fondit publik që është bërë i hapur për t’u dalë të gjithë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete.
Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka treguar anën e tij humanitare për këtë ngjarje.
Nga faqja GoFoundMe, ku shihen listat me personat që kanë dhuruar donacione, aty figuron edhe emri i grimerit të njohur shqiptar, njëherësh mikut më të besuar të Kim Kardashianit, i cili ka dhuruar një shumë në vlerë prej tre mijë dollarësh.
Ai edhe gjatë ditës ka publikuar vazhdimisht thirrje në Instagramin e tij, ku ndiqet nga mbi 7.1 milionë përdorues, që t’i bashkohen donacionit online për të ndihmuar Shqipërinë. /Telegrafi/