Telegrafi

Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian me një tjetër linjë të përbashkët kozmetike

Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Konsiderohet të jetë njëri prej grimerëve më të suksesshëm shqiptarë, i cili tashmë punon me shumë yje të famshme ndërkombëtare.

Në mesin e shumë artisteve të huaja, Mario Dedivanovic, prej vitesh bashkëpunon me yllin e shfaqjes televizive “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

Pas 11-të vjet bashkëpunimi, dhe një linje të përbashkët që theu rekorde shitjesh, Kim dhe Mario po nxjerrin një linjë të dytë të produkteve kozmetike, dhe 38-vjeçarja është shprehur tejet e lumtur për këtë fakt.

“Për më shumë se 11 vjet, Mario dhe unë kemi punuar së bashku dhe kemi krijuar disa momente të jashtëzakonshme. Unë e kam shikuar atë të rritet nga një artist i ri i talentuar i cili ngadalë dhe me respekt ka punuar rrugën e tij, duke mos pritur kurrë rrugë të shkurtra dhe duke e vendosur gjithnjë punën e tij dhe të tjerët të parët. Ai e vlerëson shumë punën dhe është besnik. Ai asnjëherë nuk ka ndjekur trendet, ai është bërë një paralajmërues, pionier, edukator dhe një frymëzim për artistët në mbarë botën”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mario Dedivanovic

“Jam shumë i ngazëllyer që më në fund mund të njoftoj bashkëpunimin tonë të dytë së bashku. Unë e kam shikuar atë të punojë me pasion për koleksionin e vitit të kaluar edhe në këtë koleksion (dhe ai gjithashtu na ka çmendur të gjithëve). Në përpjekjen e tij për përsosje. Qëndroni gati për raundin e 2 të KKW x MARIO: Artisti dhe Muza. Ju do ta doni këtë koleksion”, ka shkruar mes të tjerash Kim.

Kujtojmë që Dedivanovic së pari filloi të punojë me Kardashian në vitin 2008, shumë kohë para fillimit të perandorisë së saj të produkteve të kozmetikës “KKW Beauty”. /Telegrafi/