Mario Balotelli është përsëri në dashuri me një vajzë.
Sulmuesi i Adana Demirspor ka prezantuar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale të dashurën e re, Francesca, shkruan Corriere dello Sport.
Një vajzë brune dhe sensuale për të cilën dihet shumë pak dhe që nuk është pjesë e industrisë së showbizit, ia ka rrëmbyer zemrën futbollistit italian.
Mario ndau një seri fotografish nga festa e ditëlindjes së të dashurës së tij të re, e cila mbushi 23 vjet.
Festa me disa miq të ngushtë u mbajt në një apartament nën çati luksoze, me një darkë të shijshme me sushi dhe plot gjëra të tjera.
Futbollisti i dërgoi të dashurës së tij të re një buqetë të madhe me trëndafila të kuq si dhuratë, të cilat Francesca menjëherë i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.
Për Balotellin, duket si një kthim qetësie në jetën e tij private pas diskutimeve të fundit me Clelian, nënën e djalit të tij Lion, dhe flirtin që nuk u ngrit kurrë me modelen braziliane Dayane Mello. /Telegrafi/