Site icon Telegrafi

Marine Le Pen në gjyq për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Marine Le Pen, udhëheqëse për një kohë të gjatë e Frontit Kombëtar të së djathtës ekstreme të Francës dhe kandidate presidenciale, del në gjyq në Paris sot e akuzuar për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.

Më shumë se 20 figura të tjera të larta në parti po përballen gjithashtu me të njëjtat akuza. Ata akuzohen se kanë punësuar asistentë që kanë punuar në çështjet e partisë, e jo për Parlamentin Evropian që i ka paguar, transmeton Telegrafi.

Nëse Le Pen shpallet fajtore, ajo mund të përballet me gjoba dhe burgim – dhe potencialisht të shpallet e papërshtatshme për të kandiduar për detyrë deri në 10 vjet, duke goditur ambiciet e saj presidenciale.

Ajo ka mohuar keqbërjen dhe zëdhënësi i partisë Laurent Jacobelli tha “ne do të provojmë se nuk ka asnjë sistem për përvetësimin e parave nga BE”.

“Ne do të dëshmojmë se është e mundur të jesh asistent i një parlamentari evropian dhe të përfshihesh në jetën e RN (Fronti Kombëtar)”, shtoi zëdhënësi për mediat franceze.

Me të mbërritur në gjykatë, Le Pen tha se po i afrohej gjyqit me qetësi dhe këmbënguli se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj nuk kishin shkelur asnjë rregull politik.

Babai i Le Pen, Jean-Marie Le Pen, 96 vjeç, i cili themeloi Frontin Kombëtar, i cili u bë RN, gjithashtu përballet me akuza, por nuk do të marrë pjesë në gjyq për shkak të shëndetit të dobët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version