Telegrafi

Marine Le Pen “harron humbjen” për një moment, kapet duke vallëzuar me “I Love Rock N Roll” (Video)

Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës është filmuar duke kërcyer me këngën e famshme “I Love Rock N Roll”, vetëm pak orë pas humbjes ndaj kundërshtarit të saj Emmanuel Macron.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Le Pen është parë duke kërcyer dhe duke kënduar gjithashtu këngën e famshme të Joan Jett dhe The Blackhearts.

Vetëm disa orë më parë, Le Pen ka telefonuar kundërkandidatin e saj Macron për të përgëzuar për fitoren pasi ky i fundit fitoi me më shumë se 65% të votave. /Telegrafi/