Telegrafi

Marina Vjollcës ia pret udhën një person i çuditshëm i fisit “Maya” në Meksikë (Foto)

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca dhe i dashuri i saj, reperi Getoar Selimi së fundmi kanë vizituar Meksikën.

Ata janë duke kaluar disa ditë pushimi atje, gjersa shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit në fotografitë që publikojnë në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Marina Vjollca shijon pushimet në Meksikë (Foto)

Ka qenë Marina ajo e cila gjatë ditës së sotme (e premte), ka publikuar disa fotografi në Instagram, në të cilat shfaqej mjaft joshëse, duke marrë komplimente të shumta nga fansat.

Marina shfaqet joshëse në Meksikë. Foto nga InstaStory

Por, duket se përgjatë eksplorimit të saj në këtë vend ekzotik, ajo ka pasur rastin të takohet edhe me një person të çuditshëm të fisit të njohur “Mayan” (fis, i cili parashikoi “fundin” e botës në vitin 2012).

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Marina shfaq personin në fjalë, e cila ishte e grimuar dhe e veshur në mënyrë të çuditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Ups, #Maya”, shkruan prezantuesja Vjollca në mbishkrimin e fotografisë, e cila mesa duket ka ngelur e habitur kur ka rastisur të takohet në një person të tillë.

Gjatë kësaj vere, çifti Marina dhe Getoar do t’i japin fund beqarisë së tyre. /Telegrafi/