Nuk janë të pakta rastet kur Marina Vjollca arrin të marrë vëmendje në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 1.3 milion ndjekës, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.
Krahas dukjeve që prezanton çdo javë në emisionin e saj “Klanifornia”, biondja arrin të jetë në fokus të faqeve rozë edhe në përditshmëri.
Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) ka hedhur në Instagram dy fotografi, në të cilat ka pozuar atraktive në makinë.
Për fundjavë moderatorja e njohur zgjodhi një veshje të thjeshtë, ku ka vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.
“Ku po ja mësyjmë?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Komplimentet e shumta nuk munguan as nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Përkundër situatës me COVID-19, prezantuesja Vjollca ka qenë tejet e angazhuar me emisionin e saj të titulluar “Klanifornia”. /Telegrafi/