Telegrafi

Marina Vjollca vjen me një pozë atraktive me robdishan ‘Versace’

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila në Instagram ndiqet nga 1.4 milion ndjekës, ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar të tilla edhe nga përditshmëria.

Ajo së fundmi ka ndarë një fotografi atraktive, ndërsa shfaqet e veshur me robdishan të markës ‘Versace’.

Duke qenë se prezantoi një pamje të thjeshtë, autorja e “Klanifornia” nuk ka dyshim se vjen në formë të mrekullueshme.

“Mirëmëngjes, si jeni zgjuar”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në anën tjetër, komplimentet krahas imazhit nuk munguan as nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Marina ndërkaq po vazhdon punën si moderatore dhe tashmë ka emisionin e saj, “Klanifornia”. /Telegrafi/