Site icon Telegrafi

Marina Vjollca vë në pah ndryshimin në dukje në setin e ri fotografik

Foto: Instagram

Cilësohet të jetë një nga moderatoret më të pëlqyera në trojet shqiptare.

Fjala është për Marina Vjollcën, e cila prej vitesh ka rëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive në ekran.

Krahas kësaj, ajo është personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale që herë pas here ndan imazhe e video të ndryshme me fansat.

Biondja këtë herë ka realizuar një set të ri fotografik, nga i cili ka bërë të komentohet për ndryshimin në dukje.

30 vjeçarja vjen me një stil të ri flokësh, siç jemi mësuar rrallë të shohim me flokë të shkurtra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

Kjo bëri që të përflitet për transformimin që njëherësh i shkon mjaft shumë dhe e bën të duket tejet tërheqëse.


Këtë ndryshim mahnitës e ka kompletuar me një kostum ngjyrë kafe e me grim po ashtu të tillë të realizuar nga grimeri i njohur, Arbër Bytyqi.

Në tërësi, imazhet me t’u publikuar morën mijëra pëlqime e komente të llojllojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version