Telegrafi

Marina Vjollca vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ nga pushimet

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë shijuar disa javë të mira pushimi në kontinentin amerikan.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë me fansat thuajse çdo moment të këndshëm të kaluar së bashku.

Marina është një nga prezantueset më të ndjekura në Instagram, teksa vazhdimisht është aktive në këtë rrjet social.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka sjellë disa poza të reja atraktive nga pushimet, duke vënë në pah linjat e saj, e veshur në bikini të bardha.

Nga fotografitë, ajo duket se ka marrë edhe një ngjyrë të mirë të trupit nga rrezet e diellit.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj të shumtë nuk kanë munguar.

Përndryshe, Marina ende nuk ka bërë të ditur nëse do të jetë pjesë e ndonjë projekti të ri televiziv këtë vit. /Telegrafi/