Telegrafi

Marina Vjollca unike me dukjen, shfaqet me fustan transparent

Marina Vjollca (Foto: Instagram/marina_vjollca)

Ajo është ndër prezantueset më me emër, që ka arritur të popullarizohet përmes paraqitjeve të saj skenike.

Bëhet fjalë për Marina Vjollcë, e cila përmes imazheve të ndryshme nga përditshmëria mban të azhurnuar fansat e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur me pozat që ka marrë para kamerës.

E veshur me një fustan transparent, asaj i janë theksuar në masë të madhe këmbët e rrezitura dhe të tonifikuara.

Flokët kësaj radhe ka vendosur t’i lakojë mbi supe, ndërsa për makijazh ka shkuar me disa nuanca me shkëlqim.

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe një video nga ana saj, teksa shihej duke bërë disa lëvizje provokuese.

Vlen të përmendet se ajo është angazhuar në sezonin e ri të emisionit “Klanifornia”, i cili po thyen rekorde shikueshmërie. /Telegrafi/