Site icon Telegrafi

Marina Vjollca thekson linjat e bujshme trupore përmes pozave në veturë

Marina Vjollca (Foto: Instagram/marina_vjollca)

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, di gjithmonë të tërheq vëmendjen e fansave të saj.

Bukuroshja bione vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ndërsa mban të azhurnuar fansat për të reja nga jeta e saj.

Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur me plot stil gjatë pozave brenda veturës.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, Marina ka theksuar linjat e bujshme trupore, ndërsa ka përdorur edhe makijazh të rëndë.

“Shi në Kosovë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit, ndërsa bën të ditur se është në Prishtinë.

Përndryshe, Marina njihet për paraqitjet e saj të shumta në ekranet televizive, në emisione të zhanreve të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version