Telegrafi

Marina Vjollca shpenzon 3200 euro për vetëm një pelerinë

Foto: Instagram

Ajo është njëra nga prezantueset më të admiruara në trojet shqiptare.

Fjala është për Marina Vjollcën, e cila krahas karrierës shquhet edhe për paraqitjet me plot stil.

E tillë është shfaqur edhe një një të fundit, derisa pozoi rrugëve të Milanos në Itali.

Biondja ka marrë vëmendje me një pelerinë ngjyrë të gjelbër, e cila njëherësh është pjesë e markës ‘Gucci’.

Kjo pelerinë dimri unike në bazë të faqes “What they wearin” kushton hiç më pak se 3200 euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

Ndërkaq, ajo po ashtu ka mbathur një palë çizme të zeza të po së njëjtës markë që kushtojnë 1350 euro.

Marina ndërkaq ditë më parë shijoi pushimet në Itali së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi. /Telegrafi/