Bukuroshja shqiptare, Marina Vjollca, duket se po shijon pushimet verore.
Ajo po qëndron në rivierën luksoze në Meksikë, bashkë me reperin, Getoar Selimin.
Duket se pragu i sezonit të verës ka detyruar Marinën që të shfrytëzojë kohën që ta kalojë me të dashurin, para serisë së koncerteve që atë e presin në vazhdim.
Ajo shihet me një kapelë tradicionale meksikane “Viva Mexico”, teksa foto nga pushimet nuk kanë munguar as nge Getoari.
Marina dhe Geti pritet që së shpejti dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë. /Telegrafi/