Telegrafi

Marina Vjollca shijon muajin e mjaltit, publikon imazhe nga “iriqi i detit” (Video)

Marina Vjollca së fundmi ishte në vazhdimësi pjesë e medieve për martesën e saj me hip hop yllin, Getoar Selimi.

Bukuroshja ka kohë që po shijon martesën në një romancë me Getin e cila filloi para tri vitesh.

Menjëherë pas martesës ajo konfirmoi angazhimin e saj në TV Klan dhe ishte mysafire në emisionin “Xing” me Ermalin, ku në mesin e ngacmimeve konfirmoi angazhimin e ri dhe se po shkon në muaj të mjaltit.

Imazhet nga muaji i mjaltit në Xhamajka kanë mahnitur fansat e shumtë, kurse tash Marina ka publikuar një video ku shihet edhe “iriqi i detit” në brigjet e detit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Marina Vjollca shijoi momentet e dasmës së saj, e cila kushtoi hiç më pak se 130 mijë euro dhe u mbajt në gjirin e Lalzit në Shëngjin. Të ftuar ishin fytyrat më prominente të skenës muzikore shqiptare.

Geti dhe Marina ka kohë që janë në lidhje me njër-tjetrin dhe ata para dasmës kanë vizituar edhe britjet e Carpit në Itali.

Ndryshe, Marina konsiderohet prej femrave më atraktive shqiptare dhe ka një numër të konsiderueshëm të fansave, të cilët ajo i ka pasur para se të njihej me Getin, i cili po ashtu është një prej yjeve më të mëdha të hip hopit tash e dy dekada. /Telegrafi/