Telegrafi

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse me fustanin e ngushtë, tërheq vëmendje të madhe

Marina Vjollca Foto: Instagram/marina_vjollca

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Bukuroshja tashmë e ka bërë të zakonshme që të publikojë fotosesione të reja, për pothuajse çdo javë.

Kjo pasi, Marina ka filluar sërish me emisionin ‘Klanifornia’, ku shfaqet me dukje të mrekullueshme.

Në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë imazhe të reja nga seti i ri fotografik, duke lënë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit.

Vjollca kësaj radhe zgjodhi një fustan shumë-ngjyrësh, duke vënë në pah tiparet e bujshme trupore.

“Trëndafila për të gjithë ju”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pozat e saj gjithmonë marrin vëmendje, duke përshkruar se sa tërheqëse ajo përherë duket. /Telegrafi/