Telegrafi

Marina Vjollca shfaqet me shumë stil në imazhet e reja, merr vëmendjen me dukjen tërheqëse

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Marina ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Ajo ka pozuar me një pallto të gjatë ngjyrë vjollcë, teksa ka rrëmbyer vëmendjen me stilin e saj të flokëve bionde të kapura lart.

Paraqitja e një natyre të qetë duket se ishte simbolika e këtyre fotografive, të publikuara së fundmi nga prezantuesja.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat, shumë prej të cilëve e kanë përgëzuar për stilin.

Marina përndryshe përmbylli një sezon të suksesshëm të “Klanifornia” vitin e kaluar, ndërsa nuk ka bërë ende të ditur ndonjë datë për fillimin e edicionit të sivjetmë. /Telegrafi/