Telegrafi

Marina Vjollca shfaqet joshëse nga Capri (Foto)

Është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medieve, me çdo lëvizje që bënë. Prezantuesja Marina Vjollca e cila së shpejti pritet të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me reperin Getoar Selimi, sërish ka tërhequr vëmendjen, kësaj radhe përmes disa fotografive.

Marina e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, kësaj radhe ka “goditur” me disa fotografi nga Capri i Italisë ku është duke kaluar disa ditë pushimi.

E veshur me një fustan të kuq, që zbulonte tiparet joshëse të saj, Marina ka pozuar në një jaht në mes të detit.

Pa dyshim se edhe kësaj radhe nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kohë më parë kishin kaluar edhe disa ditë pushimi në Miami. /Telegrafi/