Ajo është ndër prezantueset më me stil në estradën shqiptare, pasi edhe shfaqet në po të njëjtën mënyrë.
Bëhet fjalë për bukuroshen bionde, Marina Vjollca, e cila në mënyrë të vazhdueshme tërheq vëmendjen e miliona ndjekësve.
Tashmë që ka filluar me emisionin “Klanifornia”, imazhet e ndryshme në rrjete sociale nuk kanë të ndalur nga ajo.
Së fundmi, ajo ka lënë ‘gojëhapur’ të gjithë fansat, përmes një paraqitje elegante që ka bërë.
E veshur me fustan të bardhë, disa dekore në të shihen të jenë me ngjyrë ari, çka e bën edhe më të kompletuar dukjen e saj.
Sikurse edhe herëve të tjera, Marina është shfaqur me makijazh të rëndë, ndërsa flokët e lakuara i ka lënë të lakuara mbi supe.
Duket se ajo i është rikthyer fuqishëm punës në ekranin televiziv, pas pushimeve të shumta që bëri me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/