Telegrafi

Marina Vjollca shfaqet atraktive nga muaji i mjaltit në Xhamajka (Foto)

Dasma e tyre bëri bujë në të gjitha mediat vendore.

Çifti i shumë përfolur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datë 2 shtator të këtij viti.

Lexo po ashtu Përmbledhje: 'Dasma e vitit', gjithçka që ndodhi në martesën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto/Video)

Më pas, ata u nisën drejt muajit të mjaltit, ku si destinacion kanë zgjedhur një resort luksoz në Xhamajka.

U bë e ditur se me ta është motra e Marinës, këngëtarja Luana Vjollca e cila përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, tregoi se ndodhet atje.

Lexo po ashtu Marina tregon se si në fillim Geti i shkruante në Instagram, dhe ajo mundohej ta injoronte (Video)

Ndërkohë, edhe Marina së fundmi publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive nga pushimet.

Me një fizik të shkëlqyer dhe me shikim nga dielli, Vjollca dukej vërtet joshëse dhe e freskët në këtë imazh. /Telegrafi/