Moderatorja e njohur Marina Vjollca vazhdon të shquhet si një ndër figurat më joshë joshëse të ekranit.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive, e veshur me një fustan të gjatë, plot elegancë.
Dukjen këtë radhë, ajo ia ka besuar stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.
“Artistë të vërtetë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë duke iu referuar me falënderime dhe lëvdata Blerinës si dizajnere, Arbër Bytyqit që i ka realizuar grimin dhe Erblin Xërxës për stilin e flokëve.
Bukuroshja Vjollca dukej edhe mjaft provokuese, teksa ka fokusuar pjesën e dekoltesë, duke i dhënë hapësirë gjoksit atraktiv. /Telegrafi/