Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca e kanë kremtuar më së miri përvjetorin e tyre martesës.
Javë më parë, ata udhëtuan drejt Kubës, ndërsa së fundmi kanë shkuar në Miami.
Dyshja ndajnë çdo moment të këndshëm që kalojnë mes vete, me fansat e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Marina ajo e cila ka publikuar një imazh shumë romantik, ku shfaqet përball bashkëshortit të saj.
Ajo dukej mjaft e lumtur dhe e dashuruar, teksa i jep një përqafim dashurisë së saj të jetës, Getit.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse Marina do të jetë prezente në ndonjë prej televizioneve me emision këtë vit. /Telegrafi/