Karantina apo periudha e vetizolimit tashmë ka ndikuar tek të gjithë, përfshirë edhe të famshmit shqiptarë ndonëse ishin më të angazhuar me aktivitetet e tyre.
Qëndrimi në shtëpi na ka mësuar shumë gjëra të reja, madje edhe vlerën e gjësendeve që nuk i kemi menduar dikur.
Së fundmi, është prezantuesja Marina Vjollca ajo e cila është kthyer në kohë dhe ka ndarë në Instagram një fotografi artistike me bashkëshortin e saj, Getin.
Të njëjtit shfaqen në det së bashku, ndërsa imazhi i tyre duket të jetë i verës së kaluar kur ata ishin në pushime.
“Kur dielli perëndon”, ka qenë përshkrimi që bukuroshja shqiptare i ka vënë fotos.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet që ka pranuar nga miqtë, kolegët dhe fansat e tyre në hapësirën për komente.
Marina dhe Geti përndryshe janë vetizoluar në shtëpinë e tyre në Tiranë, gjersa këtë periudhë janë duke e kaluar më shumë pranë njëri-tjetrit.
Moderatorja Vjollca njëherësh po vazhdon edhe me emisionin e saj të quajtur “Klanifornia”. /Telegrafi/