Telegrafi

Marina Vjollca publikon fotografi nga festa e ditëlindjes së parë të Margetit

Foto: Screenshot/Instagram

Vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, Marget, u bë njëvjeçe më 24 nëntor.

Me këtë rast çifti ka organizuar një ceremoni për të kremtuar ditëlindjen e parë të të bijës.

Ka qenë prezantuesja shqiptare që së fundmi ka shpërndarë disa pamje nga festa e ditëlindjes së Marget.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të kombinuar ne të tre. Marget. Ditëlindja e parë 24 nëntor”, ka shkruar Vjollca.

“I postoj pas pilafit fotot unë”, vazhdoi më tej me shaka biondja.

Lexo po ashtu Urimi i Getit për ditëlindjen e parë të vajzës

Ata shfaqen të veshur tërësisht në ngjyrë vjollcë, teksa janë kombinuar me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Geti dhe Marina ndryshe janë martuar në vitin 2017 në një ceremoni luksoze në Gjirin e Lalzit.

Reperi nga Kosova gjithashtu tani është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. /Telegrafi/