Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është njëra nga personazhet më të përfolura.
Kjo për shkak të punës së saj në shumë sfera të ndryshme, postimeve në rrjete sociale e nganjëherë edhe spekulimeve.
Ajo ende mban të informuar 1.3 milion ndjekësit e saj, duke ndarë imazhe nga përditshmëria dhe karriera profesionale.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Marina është parë tejet e lumtur teksa ka pozuar mbi një motoçikletë.
“Jeto, Buzëqesh, Dashuro”, ka qenë përshkrimi në fotografi.
Bukuroshja bionde vazhdon të mbetet ndër prezantueset më të pëlqyera nga audienca, pasi përmes ekraneve televizive ajo përçon një energji pozitive. /Telegrafi/