Bukuroshja Marina Vjollca dhe reperi i njohur, Getoar Selimi, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi përtej oqeanit.
Ditë më parë, ata ndodheshin në Kubë, teksa së fundmi janë zhvendosur në Miami.
Momentet e këndshme që kalojnë së bashku, dyshja nuk hezitojnë që t’i ndajnë edhe me fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Marina ajo e cila publikoi në Instagram disa fotografi ‘topless’, ndërsa dukej mahnitëse me linjat trupore.
Ndërsa tani, ajo ka publikuar sërish disa fotografi të realizuara rrugëve të Miamit, ku shfaqet mjaft tërheqëse me xhinse të shkurtra dhe bluzë të kuqe.
Ajo ka vënë në pah fizikun e saj të lakmueshëm nga çdo femër.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe komplimentet dhe komentet e shumta pozitive nga fansat. /Telegrafi/