Site icon Telegrafi

Marina Vjollca në Kosovë për të shijuar ushqimin tradicional (Foto)

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca ka qenë ndër personazhet më të përfolura së fundmi.

Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar thashethemet se ajo dhe i fejuari i saj Getoar Selimi janë ndarë, gjersa ky lajm doli të jetë i pavërtetë.

Lexo po ashtu Një amvise si Marina Vjollca (Foto)

Ata janë bashkë dhe me të lumtur se kurrë, madje këto ditë ata janë gjendur së bashku në Kosovë, ku kanë kaluar disa ditë të mira nën shoqërinë e familjarëve të Getit.

Marina Vjollca, ka qenë ajo e cila ka publikuar së fundmi disa imazhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ka treguar një prej arsyeve që pëlqen të vijë kaq shpesh në Kosovë.

Ajo e pëlqen shumë ushqimin tradicional kosovar flinë, të cilin ka patur mundësinë ta shijojë së fundmi te tezja e Getoarit.

Mesa duket, Marina është shumë e dhënë pas këtij suhqimi, përderisa nuk heziton që ta ekspozojë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version