Telegrafi

Marina Vjollca merr vëmendjen me një fotografi artistike të realizuar në plazh

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është gjithmonë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet në televizion, ku duket mjaft tërheqëse.

Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka realizuar një fotografi mjaft artistike në plazh, ku ka pozuar në ngjyrat bardhë e zi duke treguar këmbët e saj atraktive.

“Mua, vetja ime dhe unë”, ka shkruar Marina Vjollca në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Në anën tjetër, pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

Marina përndryshe ka paralajmëruar së shpejti nisjen e sezonit të ri të programit me karakter argëtues, “Klanifornia”. /Telegrafi/