Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është njëra nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo është bërë e njohur nga paraqitjet e saj televizive, ku së fundmi është duke e drejtuar një emision argëtues.
Edhe në rrjete sociale, bukuroshja bionde është mjaft aktive, duke sjellë imazhe nga përditshmëria për 1.3 milion ndjekësit e saj.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Marina është shfaqur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër.
“Llasticë apo gocë shembullore”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, në postimet e radhës, Marina i ka informuar ndjekësit lidhur me më të rejat nga emisioni të cilin ajo e moderon. /Telegrafi/