Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila numëron 1.3 milion ndjekës në Instagram, së fundmi ka bërë të ditur se ka nisur pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi.
Ajo ka zbuluar se dyshja si destinacion këtë herë zgjodhën qytetin e Milanos në Itali.
Ndërkohë që biondja ka vendosur të ndajë disa imazhe, ku shfaqet atraktive me dukjen ekstravagante.
30 vjeçarja shfaqet në formë të mahnitshme e veshur në të zeza dhe një palë çizme ngjyrë kafe.
Pamjen po ashtu e ka kompletuar me një palë syze të veçanta dhe flokët e kthyera me një anë.
Komplimentet krahas imazheve nuk munguan as nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Sa i përket karrierës profesionale, Marina ka vazhduar me sezonin e ri të shout të saj të titulluar “Klanifornia”. /Telegrafi/