Telegrafi

Marina Vjollca glamuroze ma paraqitjen e fundit, thekson tiparet e formësuara trupore

Marina Vjollca Foto: Instagram/marina_vjollca

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është ndër më të dashurat në estradën shqiptare.

Ajo përmes paraqitjeve televizive ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka joshur 1.4 milionë ndjekësit.

Kjo, pasi ajo ka shpërndarë setin e ri fotografik, ku shihet e veshur me fustan që I thekson tiparet trupore.

Flokët kësaj radhe ajo i ka bërë gërsheta, derisa për makijazh ajo ka përdorur më shumë ngjyrën vjollcë.

“Ju mundojnë festat”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërit postim.

Ndërkohë, Marina njihet si ndër moderatoret më të suksesshme në televizionet shqiptare. /Telegrafi/