Telegrafi

Marina Vjollca elegante dhe atraktive në hapjen e Royal Mall

Prezantuesja Marina Vjollca është rikthyer me paraqitjet e saj, por jo televizive.

Bukuroshja ka zgjedhur një nveshje ngjyrë të gjelbër të mbyllur duke mos treguar linjat trupore.

Me flokë të lëshuar dhe grim ajo u shfaq në hapjen e Royal Mall, qendrës së re tregtare të hapur në kryeqytet.

Ajo shkëlqeu në këtë prezantim duke i befasuar të pranishmit me paraqitjen e saj.

Marina është shmangur nga paraqitjet televizive që prej martesës me Getoar Selimin.

Ajo besohet se ka refuzuar shumë projekte dhe arsyet nuk janë bërë asnjëherë të ditura.

Royal Mall ndërkaq pati hapjen madhështore në rrugën B në kryeqytet, me fishekzjarre dhe një shou spektakolar, për një qendër që sjell magjinë e brendeve botërore. /Telegrafi/