Ajo është njëra prej moderatoreve më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe thuajse gjithnjë rrëmben vëmendje.
Fjala është për Marina Vjollcën që njëherësh vetëm në llogarinë e saj personale, Instagram, numëron mbi 1.2 milion ndjekës.
Dhe në këtë rrjet të popullarizuar nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.
Së fundmi, biondja ka publikuar një fotografi ndërsa shfaqet e veshur me fustan të kuq.
Me flokët e valëzuara dhe me një ‘look’ kaq të veçantë, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Ndërkohë që të shumta ishin edhe komplimentet që mori nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët.
Ajo tash e një kohë ka filluar me emisionin e saj “Klanifornia dhe surprizat nga ana e saj nuk mungojnë me puntata nga më të ndryshmet. /Telegrafi/