Ajo është njëra prej prezantueseve më të bukura shqiptare dhe tashmë ka fituar zemrat e gjithë publikut.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Marina Vjollca, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Biondja, e cila ndiqet nga 1.4 milion njerëz në Instagram, së fundmi befasoi fansat me një transformim të bërë në dukje.
Kjo u realizua nga grimeri Arbër Bytyqi, i cili përkujdeset gjithnjë për paraqitjet elegante të moderatores Vjollca.
Megjithatë, mbrëmë (e shtunë) ai e ndryshoi tërësisht duke bërë që shumë të qeshin me pamjen e saj.
Ky transformim i jashtëzakonshëm ka bërë që Marina të shpërndahet dhe komentohet gjithandej në rrjete sociale.
Sidoqoftë, ndryshimi u bë për një puntatë të emisionit të saj argëtues “Klanifornia”. /Telegrafi/