Telegrafi

Marina ruse pretendon se me sukses ka testuar raketën ndërkontinentale me rreze veprimi prej 10 mijë kilometra, dhe fuqi 150 kilotonëshe (Video)

Nëndetësja bërthamore ruse e klasit Borey “Yuri Dolgurky”, me sukses ka testuar katër raketa ndërkontinentale balistike “Bulava”.

“Nëndetësja bërthamore “Yuri  Dolgurky” më 22 maj ka testuar me sukses katër raketat ndërkontinentale balistike “Bulava” në det”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga flota ruse, transmeton Telegrafi.

Ndër tjera thuhet se raketat janë lansuar derisa nëndetësja ishte nën ujë.

“Bulava” ka rreze veprimi prej 10 mijë kilometra dhe mund të bartë 10 koka bërthamore të fuqisë prej 150 kilotonë. /Telegrafi/