Marina Vjollca vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga fansat dhe ndjekësit e emisionit të saj.
Biondja e famshme kujdeset që në secilën javë të vijë me dukje të kuruar për të gjithë ata që e përcjellin.
Këtë javë, gruaja e Getoar Selimit kishte zgjedhur të veshte një fustan të shkurtër dhe dukej për mrekulli.
Ajo i ka publikuar disa fotografi dhe xhirime në rrjetet sociale nga përgatitjet dhe nga emisioni i saj.
Prezantuesja e popullarizuar numëron mbi 841 mijë ndjekës në Instagram dhe imazhet e postuara janë pëlqyer nga fansat e saj.
Më 10 shtator të këtij viti, Marina i dha fund beqarisë duke u martuar me reperin e famshëm, Getoar Selimi.
Çifti u martua në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.
Në përpjekje që ta mbanin sa më private ceremoninë martesore, Marina dhe Geti fillimisht nuk i publikuan imazhet nga martesa, por më pas vendosën që përmes rrjeteve sociale të tregojnë për atmosferën që mbizotëroi në dasmën e tyre. /Telegrafi/