Largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel është kthyer në kryefjalën e lajmeve nëpër portale.
Pasi ky lajm u konfirmua, flitet se moderatoren në vazhdim do ta shohim në ekranin e televizionit Klan.
Por, ku konkretisht? Flitet se biondja bukuroshe do të drejtojë një emision muzikor , format francez i përshtatur duke u kthyer në figurë të rëndësishme të këtij ekrani.
A do të ketë konkurrencë mes saj dhe Alketa Vejsiut e cila tashmë drejton disa formate që kanë lidhje me muzikën? Kjo mbetet të shihet. /inTV/Telegrafi/