Telegrafi

Marina josh me dukjen e saj pas rikthimit në ekranet televizive

Marina Vjollca (Foto: Instagram/marina_vjollca)

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, iu është kthyer ekraneve televizive, ndërsa ka marrë vëmendjen që në paraqitjen e saj të parë.

Biondja e popullarizuar kishte bërë një pauzë nga profesioni i saj për t’u kthyer këtë fundjavë para fansave të saj të shumtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

Ndërkaq, si rëndom, ajo është kujdesur që të tërheqë vëmendjen edhe me dukjen e saj.

E veshur me një fustan të gjatë që vinte në pah hiret e saj, Marina është dukur mjaft bukur në këtë prezantim.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi dhe video me protagoniste prezantuesen atraktive. /Telegrafi/