Çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë udhëtuar së fundmi drejt Austrisë për të kaluar disa ditë pushimi.
Ata kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin perëndimor Innsbruck, me ç’rast kanë shfrytëzuar rastin për të bërë ski në alpet që e rrethojnë këtë qytet.
E përderisa ndodhen atje, çifti sigurisht janë duke kaluar çaste të këndëshme së bashku, dhe këtë gjë e vërtetojnë më së miri edhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Sot (e mërkurë) Marina ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqetet në shtratin e saj të fjetjes, teksa iu uron ndjekësve një mëngjes të këndshëm.
Pamja nga jashtë që i është ofruar në mëngjes moderatores Vjollca ka qenë e mahntishme, ndaj dhe ka vendosur që ta ndajë me fansat. /Telegrafi/