Telegrafi

Marina e nis ditën me një urim të përzemërt për ditëlindjen e Getit: Do të të uroja më të mirën, por ti më ke mua

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 38-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Një nga urimet e përzemërta, ka qenë ai i bashkëshortes së tij, Marina Vjollca, e cila që në orët e para të datës 3 korrik ia ka shprehur urimin e përzemërt bashkëshortit të saj në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vjollca publikoi një fotografi të Getit në Instagram, në mbishkrimin e së cilës nuk i kurseu disa fjalë zemre për më të dashurin e saj.

“Gëzuar ditëlindje për burrin tim të dashur, heroin tim, burrin tim të bukur (Unë doja të të uroja më të mirën, por ti pothuajse më ke mua. Nuk ke nevojë”, ka shkruar Marina në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e fansave në hapësirën për komente. /Telegrafi/