Tashmë të gjithë e kemi mësuar që çifti më i ri i skenës shqiptare ndodhet në Paris.
Duhej Parisi si duket që Marina Vjollca dhe Getoar Selimi të dalin hapur dhe mos ta fshehin më lidhjen e tyre të dashurisë, transmeton Telegrafi.
Çifti ka ndarë me miqtë e tyre në rrjetet sociale pamje të shumta nga udhëtimi i tyre. Por, me një nga publikimet e tyre ata kanë thyer një rregull që nuk dihet nëse e dinin.
Bukuroshja e ekranit shqiptar ka publikuar një fotografi në profilin e saj nga shfaqja Moulin Rouge, gjë e cila është e ndaluar.
Shkrepja e fotografive gjatë spektaklit është rreptësisht e ndaluar, përveç atyre të shkrepura nga stafi , në të cilat nuk duket skena dhe veshjet e balerinëve të Moulin Rouge./Telegrafi/