Telegrafi

Marina dhe Geti me syze super të shtrenjta

Foto: Instagram

Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshja kanë vendosur që në ditët e para të janarit t’i kalojnë disa ditë të mira jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Ata janë mjaft aktivë dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndajnë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Jeta luksoze dhe veshjet e shtrenjta nuk bëjnë përjashtim, ndaj dhe kjo bën që shpesh dyshja të jenë mjaft të diskutuar në media.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Getoar Selimi, së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me një palë syze të markës “Tonino Lamborghini”, të cilat kushtojnë jo më pak se 920 euro.

Ndërkohë që një ‘selfie’ e tillë e ngjashme nuk ka munguar edhe nga Marina, e cila ka pozuar me një palë syze të markës “Alessandra Rich”, të cilat kapin shifrën e 470 eurove.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe televizioni, ua kanë mundësuar çiftit që të bëjnë një jetë mjaft të mirë luksoze. /Telegrafi/