Telegrafi

Marina dhe Geti nisin pushimet, ndajnë me fansat fotografi nga momentet e këndshme që shijojnë së bashku

Foto: Marina Vjollca/Getoar Selimi/Instagram

Çifti i njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë shumë të komentuar në media.

Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, dyshja kanë nisur pushimet dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes disa fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fillimisht, Marina u shfaq në një pozë me bikini të gjelbra në pishinë, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat e saj atraktive.

Më pas, ishte Geti ai i ivili publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me bashkëshorten, ku kjo e fundit shihej mjaft e lumtur në krahët e tij.

“Me qikitën time, Marinën”, shkroi reperi Selimi në mbishkrim e fotografisë.

Pëlqimet dhe kometet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift. /Telegrafi/