Site icon Telegrafi

Marina dhe Geti kapen në moment të papërshtatshëm në aeroplan (Video/Foto)

A mund të krahasohen me Jay Z dhe Beyoncen? Foto: Instagram

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë prej një kohe të gjatë duke shijuar marrëdhënien e tyre dhe me sa duket, ajo i qëndron në çdo moment pranë, duke mos e lënë asnjëherë vetëm, si në momente suksesi, edhe në momente sikleti.

Ata janë filmuar ditën e sotme ndërsa kanë qenë në avion duke udhëtuar nga Dusseldorfi i Gjermanisë për në aeroportin e Prishtinës.

To the moon and back. Marina dhe Geti të pandashëm në dashuri. Foto: Jeta osh Qef/Facebook

Si gjithë njerëzit e tjerë kanë zgjedhur një avion të linjës, jo një çarter, siç mund të mendojnë disa dhe kanë zënë vend pranë njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Geti ia mëson një zakon të keq Marinës (Foto)

Ndoshta të lodhur nga koncerti i një nate më parë, i ka zënë gjumi në sediljet e avionit e kanë dremitur. E quajmë një moment të sikletshëm këtë, duke marrë parasysh se nuk është aspak komode fjetja në të tilla kushte.

Çift ‘par excellence’ – Marina dhe Geti u spekulua se do të martohen këtë muaj. Kjo si duket është vetëm çështje kohe për çiftin e lumtur. Foto: Instagram

Por, prapë Marina nuk e largon kokën nga ai, edhe pse lodhja i ka kapluar të dy. Duken vërtetë shumë të dashuruar dhe drejt martesës. /Telegrafi/

Exit mobile version