Telegrafi

Marina dhe Geti festojnë trevjetorin e martesës, ndajnë me fansat një çast intim me njëri-tjetrin

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Si sot tri vite më parë, çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2017, në një dasmë gjigante me shumë të ftuar VIP.

Çifti kanë vendosur që përvjetorin e tretë të martesës ta shijojnë në krahët e njëri-tjetrit në shtëpinë e tyre.

Fotografi nga martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcën (Foto: Arkiv)

Ata kanë publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku shihen duke shijuar së bashku një çast intim.

Lexo po ashtu Marina Vjollca merr vëmendjen me një fotografi artistike të realizuar në plazh

Teksa e shtrëngon në krahët e tij, Geti i jep një puthje të ngrohtë bashkëshortes së tij.

“Gëzuar përvjetorin për ne”, ka shkruar Marina Vjollca në mbishkrimin e postimit, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.

Marina përndryshe vazhdon të jetë aktive në prezantim dhe po bëhet gati për sezonin e ri të “Klanifornia”, ndërsa Geti është aktiv me projekte muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/