Si sot tri vite më parë, çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2017, në një dasmë gjigante me shumë të ftuar VIP.
Çifti kanë vendosur që përvjetorin e tretë të martesës ta shijojnë në krahët e njëri-tjetrit në shtëpinë e tyre.
Ata kanë publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku shihen duke shijuar së bashku një çast intim.
Teksa e shtrëngon në krahët e tij, Geti i jep një puthje të ngrohtë bashkëshortes së tij.
“Gëzuar përvjetorin për ne”, ka shkruar Marina Vjollca në mbishkrimin e postimit, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.
Marina përndryshe vazhdon të jetë aktive në prezantim dhe po bëhet gati për sezonin e ri të “Klanifornia”, ndërsa Geti është aktiv me projekte muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/